Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, SPAK regjistron procedimin penal
PAK regjistron dosjen për vjedhjen e postës në Durrës, ku Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm shpalli moskompetencën dhe ia dërgoi Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se nga hetimet rezultuan të dhëna se personat e përfshirë kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. Rasti u evidentua pas një verifikimi të brendshëm të kryer nga Posta Shqiptare. Nga kontrolli rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, 69 milionë lekë ishin hedhur në sistem si transferta për degët e Shijakut dhe Krujës, por paratë nuk kishin mbërritur në destinacionin përkatës. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, parregullsitë lidhen me 11 mandat-pagesa. Ndërkohë, regjistrimet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar lëvizjen e parave nga arka në drejtim të zyrave të drejtuesve të filialit. Në kuadër...
Burimi:
gijotina.com