Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord është zhdukur në brigjet e Nantucket, ndërsa autoritetet amerikanë kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi në ajër dhe në det. Avioni “Gulfstream G100” ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar L.F. Wade në Bermuda në drejtim të Boston Logan, rreth orës 00:41 të së shtunës. Kontakti me Administratën Federale të Aviacionit (FAA) u ndërpre pak para mbërritjes së planifikuar në Boston, në orën 01:25. Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë. Të dhënat e “FlightAware” tregojnë se avioni pësoi një rënie të menjëhershme brenda vetëm tre minutash, duke nisur rreth orës 01:04. Sinjali i fundit i radarit u regjistrua rreth orës 01:23, vetëm pak minuta para kohës kur avioni pritej të ulej në...