‘Zgjidhje apo zgjedhje’/ Kurti: E votojmë ndryshimin e ligjit, nëse PDK siguron gjysmën e deputetëve në Parlament
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e deputetëve të saj në seancën parlamentare ku do të zgjidhet Presidenti i Republikës. “Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e deputetëve të tyre në seancën parlamentare për zgjedhjen e Bekim Sejdiut për President të Republikës, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai. Kurti ka thënë se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër. “Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për,...
Burimi:
syri.net