Zgjidhet çdo mosmarrëveshje, Fury e Joshua “ballë për ballë” për mediat në Londër
Konferenca e parë për shtyp e Tyson Fury dhe Anthony Joshua pritet të mbahet në Londër të mërkurën, pasi janë zgjidhur një sërë çështjesh. Rivalët britanikë të peshave të rënda do të përballen për herë të parë që kur u konfirmua zyrtarisht javën e kaluar se dueli i tyre madhështor do të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” të Cardiff. Gjatë fundjavës, Hearn kishte thënë se “asgjë nuk ishte konfirmuar për javën e ardhshme, sa i përket konferencës për shtyp”. Megjithatë, Fury dhe Joshua tani do të shkëmbejnë fjalë para kamerave dhe do të kenë një përballje sy më sy para ndeshjes në “British Airways ARC” në Olympia, pasi u arrit një marrëveshje përpara këtij eventi mediatik shumë të pritur. Fury kishte ngritur dyshime...
Burimi:
telesport.al