“Zgjerojmë bashkëpunimin, vizion i përbashkët”- Takimi Wendt-Hoxha, ambasada ndan pamjet dhe mesazhin: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar

“Zgjerojmë bashkëpunimin, vizion i përbashkët”- Takimi Wendt-Hoxha, ambasada ndan pamjet dhe mesazhin: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, zhvilloi një takim me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të marrëdhënieve të ngushta dhe partneritetit historik ndërmjet dy vendeve. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku takimi u cilësua si një mundësi për të vlerësuar lidhjet e forta që kanë karakterizuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane për më shumë se një shekull, si dhe për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm në fusha me interes të përbashkët. Në reagimin e saj, ambasada theksoi se partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbështetet mbi një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi. “Një partneritet historik me një vizion të përbashkët për të ardhmen. Ambasadori Eric Wendt...