Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar një kufizim të përkohshëm të qarkullimit në autostradën Tiranë–Durrës dhe anasjelltas, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit, si pjesë e projektit për zgjerimin e superstradës (Faza III). Ndërhyrjet do të kryhen në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 05:00, ku do të ketë bllokim të plotë të korsive të lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit kryesor. Plani i devijimit të trafikut sipas drejtimeve Tiranë – Durrës Automjetet do të devijohen përmes rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë lëvizjen në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe...
Burimi:
javanews.al