Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Anëtarët e rinj të Bashkimit Europian mund t’i nënshtrohen një periudhe 15-vjeçare mbikëqyrjeje të posaçme pas anëtarësimit, gjatë së cilës mund të përballen me pezullim fondesh apo edhe të drejtash vote në rast të shkeljeve serioze të shtetit të së drejtës. Komisioni Europian prezantoi të martën një paketë të re propozimesh që parashikon forcimin e mekanizmave mbrojtës për vendet që do t’i bashkohen BE-së në të ardhmen, si dhe procedura të reja për integrimin gradual të vendeve kandidate. Masa synon të shmangë situatat kur ndryshimet politike në një shtet të sapoanëtarësuar mund të bllokojnë apo cenojnë procesin vendimmarrës të Bashkimit Europian. “Jam kritikuar shumë kur thashë për herë të parë se nuk dua të shoh kuaj të rinj trojanë në Bashkimin Europian. Kjo ishte ende...