“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike
PS dhe PD u rikthyen sërish në Komisionin e Reformës Zgjedhore, por debatet e së shkuarës nuk ishin shuar. Ende pa nisur mbledhja, mollë sherri u bë rendi i ditës, i cili, sipas opozitës, ishte miratuar pa dakordësinë e saj. Socialistët kishin parashikuar që të diskutohej për ligjin e partive dhe detyrat që rrjedhin pas miratimit të reformës territoriale, por demokratët kërkuan që diskutimi të përqendrohej vetëm te rekomandimet e OSBE-së, duke u ndalur te zgjidhjet për ndarjen e shtetit nga pushteti gjatë fushatës zgjedhore. Damian Gjiknuri: “Sot në fuqi ka dispozita të qarta për kufizimin e rolit të administratës në zgjedhje. Ka kritika nga ODIHR-i në këtë drejtim, por ODIHR-i nuk përcakton si zgjidhen. Natyrshëm, këto mund të zgjidhen qoftë me Kodin Zgjedhor, qoftë...
Burimi:
javanews.al