‘Zgjedhorja’/ Ndoja-Gjiknurit: Nëse keni vullnet, pse s’e ngrini Komisionin Hetimor për administratën në zgjedhje?

‘Zgjedhorja’/ Ndoja-Gjiknurit: Nëse keni vullnet, pse s’e ngrini Komisionin Hetimor për administratën në zgjedhje?

’Deputeti i PD, Arjan Ndoja ka kërkuar nga bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore në radhët e PS, Damian Gjiknuri, që të mos u hedhin hi syve qytetarëve shqiptarë, pasi me sistemin zgjedhor aktual deformohet vullneti i shqiotarëve. Duke folur në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Ndoja i referoi Gjiknurit disa fakte, për të cilat kërkoi konfirmimin apo kundërshtimin. Ndoja renditi faktin se nuk kanë njohur të mjaftueshme prej anëtarëve të ‘Zgjedhores’, ligjin e financimeve politike që janë bërë në tryezë diskutimi, vendimin e GJK për Komisionin Hetimor për ndikimin e administratës punlike në zgjedhje etj. Sipas Ndojës, vullneti i mazhorancës për Reformën Zgjedhore nis me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor për përfshirjen e administratës në zgjedhje.