Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, ka deklaruar në Albania Newscast me gazetar Arbër Hitaj se është i gatshëm të rikthehet në garë elektorale dhe të kandidojë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet vendore, duke theksuar se këtë hap e sheh si një detyrim dhe sakrificë nëse opozita dështon të gjejë një kandidaturë fituese. Në një intervistë për Albania Newscast, Duka u shpreh se përzgjedhja e kandidatëve duhet të bëhet mbi bazën e sondazheve dhe jo të raporteve të ngushta partiake, duke theksuar se në qytete të rëndësishme si Durrësi opozita nuk mund të lejojë eksperimente: “Nëse opozita s’nxjerr një kandidaturë për të kënaqur një pjesë të opozitës edhe nuk shpresojmë për fitore, atëherë do të mendojmë që dalim edhe vetë. Gjithmonë ideja...
Burimi:
javanews.al