No Image Available

ZGJEDHJET/ STUDENTE, FORMONI PARTINE TUAJ

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, e konsideron tryezën e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj më 30 tetor për caktimin e datës së zgjedhjeve një provë për partitë politike dhe lëvizjen e protestuesve. Sipas tij, aktualisht nuk ka kushte për zgjedhje të parakohshme, pasi organizatorët e protestave kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por nuk kanë artikuluar një kërkesë të qartë për zgjedhje. Spaho argumenton se, për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, protestuesit duhet së pari të organizohen politikisht dhe të përcaktojnë se kush i përfaqëson. Për këtë arsye, ai e sheh procesin e ardhshëm zgjedhor si një mundësi për lëvizjen studentore dhe protestuesit që të matin mbështetjen e tyre qytetare. Sipas ish-deputetit, ata mund të krijojnë një formacion të ri politik ose të...