Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Qytetarët e Letonisë po u drejtohen kutive të votimit këtë të shtunë për të zgjedhur përbërjen e re të parlamentit (Saeima), ndërsa kryeministri pro-Ukrainë, Andris Kulbergs, kërkon një mandat të plotë katërvjeçar. Votimi zhvillohet në një moment mjaft delikat gjeopolitik, me shqetësime në rritje lidhur me agresionin e mundshëm dhe sulmet hibride nga Rusia fqinje. Koalicioni i kaluar qeverisës u rrëzua në muajin maj pas një krize politike lidhur me menaxhimin e dronëve endacakë, çka çoi në formimin e një koalicioni katërpartiak të udhëhequr nga Kulbergs i partisë së qendrës “Lista e Bashkuar”. “Shpresoj të marrim një rezultat të mirë. Kjo do të na jepte një mundësi për të bërë ndryshime, për ta vendosur Letoninë në rrugën e duhur për mbrojtjen dhe ekonominë. Një ekonomi...