Zgjedhjet në SHBA/ Maliqi: S’ka iluzione për ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës e Shqipërisë

Zgjedhjet në SHBA/ Maliqi: S’ka iluzione për ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës e Shqipërisë

Gazetari shqiptar Nefail Maliqi, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Gjenevë, ishte i ftuar në emisionin “Syri i Botës” në SYRI TV, në një intervistë me moderatoren Dori Daka, ku analizoi pasojat e konfiguracionit të ri politik në Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe ndikimin e tyre në Europë dhe Ballkan. Maliqi theksoi se humbja e shumicës në Kongres nuk nënkupton largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë dhe paralajmëroi se fitorja e demokratëve nuk duhet të krijojë iluzione për një ndryshim të menjëhershëm të politikës amerikane ndaj Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë bisedës, gazetari u ndal edhe te zhvillimet e mundshme brenda administratës amerikane dhe emrat që përfliten për poste të rëndësishme diplomatike. Në përfundim, Maliqi përcolli...