Zgjedhjet në Serbi/ Presidentja e Kosovës thirrje shqiptarëve të Luginës: Bashkohuni për më shumë deputetë shqiptarë në Parlament
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përmes një mesazhi publik, ajo ka kërkuar pjesëmarrje sa më të lartë, duke e cilësuar votën si një mundësi për të forcuar përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Në thirrjen e saj, Shiroka Pula ka vënë theksin te bashkimi politik, me synimin për të siguruar më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. “Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit...
Burimi:
syri.net