Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore
Zgjedhjet parlamentare në Serbi konfirmuan fuqinë e unitetit të subjekteve politike shqiptare në Luginën e Preshevës, të cilët siguruan dy mandate në Parlamentin e ri. Deputeti Shaip Kamberi vlerëson se bashkimi në një listë të vetme zgjedhore ishte vendimtar për ruajtjen e përfaqësimit politik. Kamberi nëvizon se bisedimet me pushtetin e ri do të zhvillohen vetëm nëse ekziston një vullnet real politik. Për Visar Mehmetin, ky shënon mandatin e tij të parë si deputet në Parlamentin e Serbisë. Ai thekson se Plani 7-pikësh duhet të përditësohet urgjentisht për të përfshirë edhe problematikën e pasivizimit të adresave, ndërsa përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e Aleksandër Vuçiçit. Me dy mandate në Kuvend, deputetët e zgjedhur zotohen se do të jenë zëri mbrojtës për të gjithë shqiptarët,...
Burimi:
javanews.al