Zgjedhjet në Izrael, pa fitues të qartë! Netanyahu merr epërsinë, por ende pa shumicë parlamentare

Zgjedhjet në Izrael, pa fitues të qartë! Netanyahu merr epërsinë, por ende pa shumicë parlamentare

Benjamin Netanyahu IZRAEL-  Numërimi i votave vazhdon në Izrael pas zgjedhjeve të djeshme, teksa Komisioni Zgjedhor izraelit njofton se janë numëruar mbi 50% të votave. Sipas rezultateve deri në orën 07:58 të mëngjesit, me 57,3% të kutive të votimit të numëruara, blloku pro-Netanyahut ka siguruar 55 mandate, ndërsa blloku kundër tij ka 49 mandate. Aktualisht asnjë bllok nuk ka shumicë qeverisëse, pranë 61 vendeve të nevojshme për një shumicë në parlamentin me 120 vende, Knessetin. Megjithëse rezultatet janë paraprake dhe mund të ndryshojnë ndërsa vijon numërimi i votave. Ndërkohë që ende nuk ka dalë asnjë fitues i qartë nga qendrat e votimit, kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një fjalim sfidues para mbështetësve të tij në Jerusalem pak pas orës 3 të mëngjesit sipas orës lokale mbrëmë....