Zgjedhjet në epokën e AI/ Rreziku i manipulimit të votave përmes deepfake-ve

Zgjedhjet në epokën e AI/ Rreziku i manipulimit të votave përmes deepfake-ve

Inteligjenca Artificiale ka depërtuar tashmë në zgjedhje anekënd botës. Nga audiot e rreme të kandidatëve, te videot ku politikanët duket sikur thonë fraza që nuk i kanë thënë kurrë, përmbajtjet deepfake të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale po përdoren për të sulmuar kundërshtarët politikë, për të ndikuar perceptimin e votuesve apo për të ndryshuar sjelljen e tyre elektorale. Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky fenomen. Prej zgjedhjeve të fundit elektorale e deri tek protestat maratonë anti-qeveritare, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, Inteligjenca Artificiale po përdoret gjerësisht për të krijuar përmbajtje online, shpeshherë në format e saj më të dëmshme. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, një numër fushatash dezinformimi u orkestruan përmes faqeve anonime ndaj aktorëve politikë, pa u kufizuar nga platformat digjitale. Shkelje të...