Zgjedhjet lokale/ Opozita kërkon ndryshimin e rregullave, nga rikthimi i balotazhit te hapja e listave

Zgjedhjet lokale/ Opozita kërkon ndryshimin e rregullave, nga rikthimi i balotazhit te hapja e listave

Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon që kryebashkiaku të zgjidhet në raundin e parë vetëm nëse siguron mbi 50% të votave të vlefshme. Në të kundërt, gara kalon në balotazh mes dy kandidatëve më të votuar. Ky sistem i aplikuar në Shqipëri deri në vitin 2003, përdoret sot edhe në Kosovë. “Një kryetar bashkie nuk duhet të jetë i forcës politike; duhet të jetë i qytetarëve. Dhe një kryetar bashkie që zgjidhet me një shumicë të thjeshtë relative, me 20-30% apo 30% të votave, sepse votat fragmentohen, nuk përfaqëson shumicën dhe vullnetin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë të zgjedhin në hallin e tyre”, deklaroi Oerd Bylykbashi në një intervistë për Top Channel. Aktualisht Këshillat...