Zgjedhjet lokale, Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Mbështetje për protestën e fuqishme më 28 nëntor

Zgjedhjet lokale, Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Mbështetje për protestën e fuqishme më 28 nëntor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon qeverinë, duke thënë se buxheti i vitit 2027, i reklamuar si buxheti më i madh në histori me 10 miliardë euro, është një buxhet që favorizon korrupsionin dhe shpenzimet e administratës, ndërsa lë në harresë pensionistët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta. Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Berisha e cilësoi shifrën prej 10 miliardë eurosh si spekulim, duke argumentuar se, po të llogaritet me kurset e mëparshme të këmbimit, rritja reale e buxhetit është shumë më e vogël. Ai deklaroi se vetëm 1 për qind e PBB-së është parashikuar për pensionistët, duke kërkuar dyfishimin e menjëhershëm të fondit për pensionet, nga 300-350 milionë euro në të paktën 700 milionë euro. Berisha paraqiti edhe propozimet...