Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka mbledhur Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë, ku ka nisur puna për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të pranverës së vitit 2027. Në fokus të diskutimeve ka qenë nevoja për një drejtim të ri të Bashkisë Kavajë, me theks te përmirësimi i shërbimeve publike, rritja e investimeve në infrastrukturë, arsim dhe mjedise sportive, si dhe zhvillimi i turizmit dhe agroturizmit. Balla tha se këto fusha duhet të shërbejnë edhe si mundësi për rritjen e ekonomisë lokale dhe të të ardhurave për banorët e Kavajës. Ai deklaroi gjithashtu se duhet të ketë transparencë mbi përdorimin e fondeve dhe pronave publike, duke kërkuar që të hidhet dritë mbi atë që ai i cilësoi si abuzime të...
Burimi:
javanews.al