Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton
Presidenti Bajram Begaj zhvillon ditën e sotme konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, në një proces që nis me refuzimin e ftesës nga pjesa më e madhe e opozitës. Takimi i parë nisi në orën 09:00 me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa në orën 11:00 në Presidencë do të mbërrijnë përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi. Bëhet me dije se Taulant Balla i ka thënë kreut te shtetit se “PS është e gatshme për çdo datë përveç 2 majit”. Ndërkohë, Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë bërë të ditur se nuk do të shkojnë në takim me kreun e shtetit. Theksojmë...
Burimi:
kohajone.com