Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Komiteti politik MAGA Inc., i lidhur me presidentin amerikan Donald Trump, ka qenë reklamuesi më i madh politik në platformat dixhitale gjatë javës së fundit, duke shpenzuar mbi 16 milionë dollarë në Google dhe Facebook, në kuadër të përpjekjeve për të mobilizuar votuesit republikanë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit. Sipas të dhënave publike të publikuara nga platformat, MAGA Inc. ka shpenzuar 10.1 milionë dollarë për reklama në Google dhe 6 milionë dollarë të tjera në Facebook gjatë shtatë ditëve të fundit. Shuma e shpenzuar e vendos organizatën në krye të reklamuesve politikë, si nga kampi republikan, ashtu edhe nga ai demokrat. Fushata intensive dixhitale shihet si pjesë e përpjekjeve të Trump për të nxitur pjesëmarrjen e votuesve që tradicionalisht votojnë më rrallë, një grup...