Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

Izraeli, në një nga zgjedhjet më të rëndësishme të historisë së tij! Votuesit iu drejtuan kutive të votimit me një pjesëmarrje rekord në orët e para të ditës, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu përballet me një provë të fortë politike pas vitesh konfliktesh dhe përplasjesh të brendshme. Brenda vetëm tri orëve nga hapja e qendrave të votimit kishin votuar 16,7 për qind e zgjedhësve në atë që, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është ritmi më i lartë i pjesëmarrjes që prej vitit 1981. Këto janë zgjedhjet e para që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, dita më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit, e cila u pasua nga lufta në Gaza dhe përshkallëzimi i konflikteve në Liban dhe Iran. Pritshmëria ime është që secila palë...