Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Kjo fundjavë është vendimtare

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Kjo fundjavë është vendimtare

Kosova E Premte, 2 Tetor 2026 11:09 Kryeministri Albin Kurti, thotë se kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Ai tha se tashmë ka nisur komunikimet me liderët e partive opozitare për çështjen e zgjedhjes së të parit të vendit, raporton “KosovaPress”. Kurti i bëri këto komente të premten, gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Fuqizimin e Grave. Kosova duhet ta zgjedhë presidentin deri më 6 tetor. Në të kundërt, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor.