Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta, ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit në Tiranë, duke thënë se situata në Shqipëri po ndiqet nga afër në Europë. Në një deklaratë nga Strasburgu, Stefanuta ngriti shqetësime lidhur me arrestimet dhe kufizimet e disa llogarive në rrjetet sociale që kanë pasqyruar protestat mbi 100 ditore. “Jam këtu për të folur për shqiptarët që po drejtojnë një revolucion prej më shumë se 100 ditësh. Dalin në protestë çdo ditë dhe tani po arrestohen nga policia. Gazetarët po censurohen. Rrjetet sociale të atyre që po pasqyrojnë protestën po mbyllen”, u shpreh ai. Më tej, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë duke u premtuar se nuk janë vetëm në betejën kundër korrupsionit. “Ju nuk jeni vetëm, shqiptarë....