Zelenskyy në Kopenhagen: Danimarka premton 643 mln euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilloi të martën bisedime për sigurinë me liderët e vendeve nordike në Kopenhagen. Danimarka njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 643 milionë euro. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen. Ai u tha gazetarëve se vendi i tij do të japë edhe 20 milionë euro të tjera për të mbështetur sektorin energjetik të Ukrainës. Zelenskyy në Kopenhagen u prit me masa të forta sigurie, sipas pamjeve televizive që treguan avionin e tij duke u ulur në kryeqytetin danez. Jashtë zyrës së kryeministrit kishte një prani të madhe policore. Policia e Kopenhagenit bëri të ditur se masat e sigurisë do të forcohen gjatë ditëve në vijim. Sipas saj, dronët do të ndalohen...
Burimi:
kohajone.com