Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të vizitojë Berlinin të martën, tha kancelari gjerman Friedrich Merz. Duke folur në një konferencë biznesi në Berlin, Merz iu referua vizitës së Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, duke thënë: “Ai do të jetë këtu me mua menjëherë pas mesditës dhe gjërat do të jenë pak më ndryshe atëherë”. Vizitat e presidentit ukrainas në Gjermani u mbajt sekret deri pak para se të ndodhte dhe zhvillohet nën masat më të larta të sigurisë. Gjermania është bërë mbështetësja më e madhe e Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të Rusisë, i cili u përshkallëzua në një luftë në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. The post Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta...
Burimi:
javanews.al