Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën janë gabim i madh
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se Donald Trump dhe Xi Jinping kanë fuqinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vetëm me një takim. Por ai paralajmëroi se çdo bisedime paqeje pa pjesëmarrjen e Kievit do të përbënte një “gabim i madh”. Deklarata u bë gjatë një interviste për NBC News, përpara takimit të ardhshëm trepalësh mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, sipas asaj që raporton Euronews Albania. Sipas Zelensky Trump dhe Xi kanë fuqinë ta ndalin luftën, por ai kundërshton bisedimet pa Ukrainën. Zelenskyy kritikoi idenë se fuqitë e mëdha mund të vendosin vetë të ardhmen e shteteve të tjera. Ai theksoi se “vendet e mëdha besojnë se mund të marrin vendime për të ardhmen e botës”. Por, sipas tij, “nuk mund të...
Burimi:
kohajone.com