Zelensky takon Witkoff dhe Kushner në Kiev, vijojnë përpjekjet amerikane për paqen në Ukrainë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar në Kiev të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në kuadër të përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. Takimi u zhvillua në qendër të Kievit, në sheshin Sofiiska, menjëherë pas mbërritjes së dy negociatorëve amerikanë në kryeqytetin ukrainas. Kjo është vizita e parë e Witkoff dhe Kushner në Ukrainë në këtë rol dhe vjen vetëm një ditë pasi ata zhvilluan bisedime disaorëshe me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin.Bisedimet në Moskë zgjatën më shumë se tre orë dhe, ndonëse nuk u njoftua ndonjë marrëveshje konkrete, Shtëpia e Bardhë tha se palët diskutuan “plane konkrete për hapat e ardhshëm”, të cilat pritet të bëhen publike në javët e ardhshme. Një përfaqësues...
Burimi:
javanews.al