ZELENSKY: SHBA KËRKON BISEDIME TREPALËSHE ME RUSINË DHE UKRAINËN DERI NË FUND TË TETORIT

ZELENSKY: SHBA KËRKON BISEDIME TREPALËSHE ME RUSINË DHE UKRAINËN DERI NË FUND TË TETORIT

Një lëvizje e re diplomatike nga Uashingtoni mund të rikthejë në të njëjtën tryezë Shtetet e Bashkuara, Ukrainën dhe Rusinë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi  në Kiev se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar zhvillimin e një takimi të ri trepalësh me Ukrainën dhe Rusinë, në nivel teknik, deri në fund të muajit tetor. “Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në kontakt me Ukrainën dhe Rusinë dhe propozojnë të zhvillojnë, në një formë ose në një tjetër, një takim në nivel teknik, në një format trepalësh, deri në fund të tetorit”, deklaroi Zelensky. Sipas presidentit ukrainas, Kievi e ka konfirmuar gatishmërinë për të marrë pjesë në këtë proces. Ai tha se ka komunikuar me negociatorët amerikanë dhe se Ukraina është e gatshme të mbështesë këtë afat. Ende...