Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që Ukraina të tërheqë forcat e saj nga pjesët e Donbasit që ende kontrollon, në këmbim të anëtarësimit në NATO. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke zbuluar një nga propozimet e diskutuara në negociatat e fundit për përfundimin e luftës me Rusinë. Zelensky tha se ideja është ngritur nga negociatorët amerikanë dhe se kjo ishte hera e parë që një formulë e tillë ishte paraqitur në bisedime. “Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të bashkohet me NATO-n a do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që kjo u ngrit”, deklaroi presidenti ukrainas. Zelensky bëri të ditur se në rast se do të merrte një propozim që përfshin garanci sigurie, pa kufizime për ushtrinë...