Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Qielli rus po bëhet i rrezikshëm, shmangeni hapësirën e tyre!

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Qielli rus po bëhet i rrezikshëm, shmangeni hapësirën e tyre!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar kompanitë ajrore që vazhdojnë të përdorin hapësirën ajrore ruse, ndërsa Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në thellësi të territorit të Rusisë. “Duam të paralajmërojmë çdo kompani ajrore që përdor hapësirën ajrore ruse, çdo sigurues dhe këdo që ende përdor aeroportet kryesore ruse: qielli rus po bëhet plotësisht i rrezikshëm”, deklaroi Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të së martës. Sipas presidentit ukrainas, rritja e sulmeve nuk synon aviacionin civil. “Ukraina nuk kërcënon aviacionin civil si të tillë – asnjë avion civil. Thjesht do të ketë dronë në qiellin e Rusisë në një shkallë që duhet të merret parasysh”, tha ai. Zelensky shtoi se “lufta e nisur nga Rusia po mbyll qiellin e saj”, duke e drejtuar paralajmërimin...