Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se më shumë se 8,000 trupa të Koresë së Veriut ndodhen aktualisht në territorin rus, ndërsa sipas tij po zhvillohen përgatitje për vendosjen e edhe 10,000 ushtarëve të tjerë. Në një reagim të publikuar në platformën X, Zelensky tha se informacionet e fundit tregojnë se Pheniani po vazhdon të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Moskën, duke dërguar personel shtesë për trajnim dhe dislokim të mëvonshëm në Rusi. Presidenti ukrainas iu referua “të dhënave të reja” mbi praninë e forcave koreano-veriore, duke theksuar se trupat “po zgjidhen për trajnim dhe më pas për vendosje në Rusi”. Kjo nuk është hera e parë që Kievi paralajmëron për një rritje të përfshirjes së Koresë së Veriut në mbështetje të Rusisë. Në muajin gusht,...