Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat

Forcat ruse kanë goditur një qendër tregtare në qendër të Pavlohradit, në rajonin e Dnipros në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën katër viktima dhe mbi 60 të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ivan Vyhivsky, deklaroi në Telegram se sulmi ndodhi në mes të ditës, kur në rrugët e qytetit kishte shumë njerëz. “Rusët goditën një qendër tregtare në qendër të Pavlohradit. Në mes të ditës, kur kishte shumë njerëz në rrugë”, tha Vyhivsky. Ndërkohë, kreu i administratës rajonale të Dnipros, Oleksandr Ganzha, konfirmoi se katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve janë edhe tre fëmijë, 13, 14 dhe 15 vjeç. Në zhvillime të tjera, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se...