Zelensky akuza Pekinit: Kina është tashmë në anën e Rusisë –

Zelensky akuza Pekinit: Kina është tashmë në anën e Rusisë –

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Kina ka dalë hapur në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, duke theksuar se ndalimi i konfliktit varet drejtpërdrejt nga vullneti politik i fuqive të mëdha botërore. Në një intervistë për televizionin publik japonez NHK, kreu i shtetit ukrainas shprehu keqardhjen për qëndrimin e Pekinit zyrtar, duke theksuar se udhëheqësit e fuqishëm globalë kanë fuqinë t’i japin fund luftës me shpejtësi. “Çështja nuk ka të bëjë as me armët. Ka të bëjë me vullnetin politik. Dhe është për të ardhur keq, sepse kjo luftë mund të fillojë dhe të përfundojë shumë shpejt nga liderë të fuqishëm, përfshirë edhe Kinën”, tha presidenti ukrainas në një intervistë për televizionin japonez NHK. Ai shtoi gjithashtu se shumë komponentë të prodhuar në...