Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar me një deklaratë publike lidhur me përfshirjen e dajës së saj në një rast dhune e përdhunimi të pretenduar nga 34-vjeçarja M.G, si dhe plagosjen e babait të kësaj të fundit. Çaushi ka publikuar një fotografi të dajës së saj me Meritën Gremaj, ku të dy shfaqen të përqafuar, ndërsa 34-vjeçarja mban një tufë me lule në dorë. Deputetja ka treguar se e njeh Gremajn dhe ka rrëfyer rrethanat e takimit me të dhe dajën e saj. Sipas saj, Gremaj dhe daja i saj i kanë pohuar se kishin vendosur të martoheshin, pavarësisht kundërshtimeve të babait të 34-vjeçares. Postimi i plotë: “Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur në fshatin Suk 2 dhe të publikuar nga mediat më 14.09.2026 dhe...
Burimi:
argjiroja.net