Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate! Demokrati: A t’u martua daja ty? Çaushi: Shiko hallin tënd Gazo
Debat i tensionuar dhe replika me tone të ashpra janë regjistruar në Kuvendin e Shqipërisë mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Gjatë fjalës së tij, Bardhi iu drejtua deputetes duke i përmendur dajën e saj, i cili u vu në pranga pas akuzave nga ish-bashkëjetuesja për dhunë dhe plagosjen e babait të saj me mjet prerës (drapër). Nga ana e saj, deputetja Çaushi kërkoi të replikonte ndaj akuzave, duke iu përgjigjur “Ti duhet të shohësh hallin tënd gazo, a u martove vetë apo jo?” Pjesë nga debati: Bardhi-Çaushit: A t’u martua daja ty? A t’u martua? Mbaj vendin aty se po flas unë. Këtë copën tjetër do ia jap atij. Naftën do ta sjellë...
Burimi:
gijotina.com