Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Greqinë veriore po hedh dritë mbi një prej kapitujve më të njohur të historisë së Maqedonisë së lashtë. Pranë qytetit antik të Miezës, afër Naoussës së sotme, arkeologët kanë nxjerrë në dritë një kompleks të madh shkollor që daton në shekullin IV para Krishtit. Studiuesit mendojnë se bëhet fjalë për një kompleks të ndërtuar me urdhër të mbretit Filipi II i Maqedonisë, rreth vitit 343 p.e.s., për edukimin e djalit të tij, Aleksandrit, dhe të rinjve të familjeve më të shquara maqedonase. Pikërisht në këtë vend besohet se filozofi i madh Aristotel i dha mësime të riut që më vonë do të njihej si Aleksandri i Madh. Gërmimet arkeologjike, të nisura në vitin 2024 dhe të drejtuara nga arkeologia...
Burimi:
javanews.al