Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me paketën fiskale 2027, qeveria propozon që TVSH-ja për këto produkte të ulet nga 20% në 6%, duke përfshirë produkte të shportës ushqimore,  si: buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnja. Lista e detajuar e produkteve që do të përfitojnë nga norma e reduktuar parashikohet të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet e propozuara synojnë uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, një kërkesë e vazhdueshme e prodhuesve vendas të mallrave të konsumit dhe importuesve. Ndryshimet janë propozuar në projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për...