Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Është zbardhur identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në një atentat në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj. Sipas mediave spanjolle, ngjarja e rëndë dyshohet se lidhet me një larje hesapesh dhe është regjistruar pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club. Beqiraj ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, autori, i dyshuar si vrasës me pagesë, është larguar nga vendngjarja me një skuter elektrik. Kjo është bërë e ditur nga dëshmitarët që ndodheshin në zonë në momentin e krimit. Policia spanjolle ka nisur hetimet...
Burimi:
gijotina.com