Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

Një aparat celular smartphone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të burgut të Shkodrës, gjatë një kontrolli për sende të ndaluara të ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me grupin e sigurisë së institucionit. “Sot në datën 13.11.2026, në IEVP Shkodër është ushtruar kontroll për sende të ndaluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së kësaj IEVP-je, nga ku është konstatuar në ambientet e përbashkëta një aparat celular iphone. Nga AMSEVP po kryhen veprimet e para procedurale, në përfundim të të cilave do dërgohen materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale...