Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Një grup shkencëtarësh ka gjetur një plekopter në ishullin Navarino, në skajin jugor të Patagonisë kiliane, pranë Kepit Horn. Aty mbetjet e fundit të një akullnaje po tërhiqen dhe po zbulojnë një peizazh në transformim të vazhdueshëm. Zbulimi është përshkruar në një studim të botuar në nëntor 2026 në revistën shkencore “Ecology”. Studimi analizon humbjen e akullit në këtë zonë dhe dokumenton praninë e insektit, shkruan Euronews. Bëhet fjalë për një plekopter, një lloj insekti i lidhur ngushtë me ekosistemet e ujërave të ëmbla. Ai i përket familjes Gripopterygidae, e pranishme në rajone të ndryshme të hemisferës jugore. Sipas studimit, hulumtuesit nuk kanë arritur ta përputhin insektin me asnjë specie të njohur. Kjo ngre mundësinë që ai të jetë një specie e re insekti ende...