Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus
Një 29-vjeçar italian ka pranuar autorësinë e vrasjes së Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet të mërkurën në një pus në zonën e Longianos, në Itali. Sipas hetimeve paraprake, krimi dyshohet se ndodhi pas një konflikti për borxhe të lidhura me drogën. “E bëra unë”, mësohet të ketë deklaruar 29-vjeçari nga zona e Cesenës, duke çuar në një zhvillim të rëndësishëm të hetimeve për vdekjen e shqiptarit, i cili punonte si bojaxhi dhe banonte në Gatteo a Mare. Denaldo Maxhallaku ishte larguar nga banesa mbrëmjen e 8 tetorit, duke i thënë bashkëshortes se do të shkonte në një lokal dhe se do të takoheshin sërish në mbrëmje. Por ai nuk u kthye më në shtëpi, duke lënë pas bashkëshorten dhe vajzën...
Burimi:
javanews.al