Zbardhet raporti i Von der Leyen, vlerëson Shqipërinë për mbylljen e tre kapitujve të parë negociues
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen do të publikojë të mërkurën raportin e saj vjetor për Evropën e Bashkuar. Në tekstin e zbardhur nga Klan News Von Der Leyen i ka rezervuar një pjesë të veçantë në fjalimin e saj zgjerimit të Bashkimit Evropian. “Gjatë vitit të kaluar, negociatat e zgjerimit kanë marrë një vrull të ri. Negociatat me partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar në shkallë të ndryshme. Me më shumë se gjysmën e kapitujve negociues tashmë të mbyllur, Mali i Zi është veçuar si shteti më i avancuar në procesin e tij të anëtarësimit. Edhe Shqipëria arriti një moment kyç të rëndësishëm kur mbylli tre kapitujt e parë negociues në muajin korrik”, tha Von Der Leyen. Në këtë pjesë të raportit...
Burimi:
javanews.al