Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut/ U masakrua me çekiç nga gruaja dhe partneri i saj në Torino

Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut/ U masakrua me çekiç nga gruaja dhe partneri i saj në Torino

Mikel Rroku ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë në bazë të hetimeve për vrasjen e 55 vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino të Italisë. Trupi i tij u gjet më 6 korrik 2026 në apartamentin ku jetonte në rrugën Verolengo 185 pasi fqinjët njoftuan autoritetet për shkak të një ere të rëndë që vinte nga banesa. Kur mbërritën në apartament, karabinierët gjetën trupin e Rrokut në gjendje të avancuar dekompozimi. Ekzaminimet e para mjeko-ligjore zbuluan dëmtime të rënda në kafkën e 55-vjeçarit duke ngritur dyshimet se vdekja kishte ardhur si pasojë e një sulmi të dhunshëm. Pas disa muajsh hetime, autoritetet italiane kanë arrestuar dy persona që dyshohet se janë të përfshirë në vrasje. Bëhet fjalë për një grua 45-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar,...