Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga incidenti i rëndë në bordin e avionit të “FlyDubai” që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, ku ndihmëspiloti dyshohet se ka goditur me thikë kapitenin gjatë një përleshjeje në kabinën e pilotëve. Avioni, një Boeing 737 MAX me rreth 180 pasagjerë në bord, u detyrua të devijonte itinerarin dhe kreu një ulje emergjente në aeroportin e Tabukut, në Arabinë Saudite. Sipas dëshmive të pasagjerëve të cituara nga mediat izraelite, gjithçka nisi me britma që u dëgjuan nga kabina e pilotëve. Pak më vonë, pasagjerët panë gjak dhe mësuan se kapiteni dyshohej se ishte goditur me thikë nga ndihmëspiloti, shkruan The Sun. Disa pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit raportohet se hynë në kabinë për të ndihmuar në neutralizimin...
Burimi:
javanews.al