Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani dyshohet se vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, brenda banesës së tyre. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, krimi ndodhi gjatë natës në banesën e familjes, në rrugën Tagliata. Pas ngjarjes, i riu u largua nga vendi, por më vonë u vetëdorëzua te Karabinierët në Kremona. Kryetari i bashkisë së Chiarit, Gabriele Zotti, ka shprehur tronditjen e komunitetit, duke theksuar se lajmi ka prekur jo vetëm njerëzit që e njihnin familjen, por të gjithë qytetin. “Komuniteti u trondit sot nga ky lajm, nga kjo...
Burimi:
javanews.al