Zbardhen 6 vjedhje, arrestohet 23-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën vepër
Policia e Durrësit ka zbardhur gjashtë raste vjedhjesh në subjekte tregtare në qytet, ndërsa në pranga ka rënë një 23-vjeçar, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum, në bashkëpunim me shërbimet e rendit. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se ka vjedhur shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të ndryshme me vlerë në gjashtë biznese, të ndodhura në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të Durrësit. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 23-vjeçari është autor edhe i vjedhjeve të tjera të kryera në qytet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprën penale...
Burimi:
ntv.al