Zaimi: Urgjencat duhet të dyfishojnë kapacitetet përballë rreziqeve të reja

Zaimi: Urgjencat duhet të dyfishojnë kapacitetet përballë rreziqeve të reja

Shqipëria i është përgjigjur thirrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për hartimin e masave të posaçme në rast emergjencash, të cilat nuk lidhen vetëm me pasojat e ndryshimeve klimatike. Shefi i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, prof. Edmond Zaimi, thekson se strukturat e urgjencës duhet të jenë të përgatitura për t’iu përgjigjur çdo skenari të mundshëm. Sipas tij, rreziqet me të cilat mund të përballet edhe Shqipëria kërkojnë forcim të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, veçanërisht të shërbimeve të urgjencës. Zaimi vlerëson se kapacitetet aktuale duhet të rriten ndjeshëm, madje deri në dyfishim, në mënyrë që përballimi i emergjencave të jetë sa më efikas. Pandemia e COVID-19, e cila shpërtheu në vitin 2020, nxori në pah dobësitë dhe mungesën e përgatitjes së shumë sistemeve shëndetësore. Për...