Yeffet, Puca dhe Veliu në ‘lupën’ e SPAK, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve, çfarë parashikon ligji i ri
TIRANË-Teksa SPAK ka nisur një hetim pas dyshimeve për trafik ndërkombëtar armësh me në fokus kompaninë KAYO, me administrator Ardi Veliun dhe TIMAK, me aksionerë kryesorë Arjeta Pucën dhe biznesmenin izraelit Ron Yeffet, Ministria e Mbrojtjes nga ana tjetër ka propozuar një projektligj për t'u hequr taksat subjekteve për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 87/2024 "Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake" është hedhur sot për konsultim me afat deri më 3 nëntor 2026. Drafti ndryshon ligjin ekzistues për industrinë ushtarake, ku propozohet heqja e plotë e çdo detyrimi që rëndon mbi armët e prodhuara apo të tregtuara nga këto subjekte, nga shitja, importin...
Burimi:
zeri.ai